Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, ka thënë se shteti i tij nuk është i interesuar të përzihet në çështjet e brendshme të Kosovës se si e bën ushtrinë, me ligj apo me ndryshime kushtetuese.
Në kuadër të takimit të tij me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, Boshkoviq ka thënë se dy shtetet do të vazhdojnë partneritetit dhe se Mali i Zi do të ndihmojë rajonin drejt integrimit në NATO.
Në anën tjetër, Berisha ka thënë se kanë diskutuar edhe për Kartën e Adriatikut A5, dhe takimin e ardhshëm për të cilin ka thënë se shpreson që të ketë bisedime për anëtarësimin e Kosovës. Ai e ka vlerësuar tejet të rëndësishëm partneritetin me Malin e zi.
“Si vendi i parë i rajonit në NATO do të jemi vend avokat për shtetet përreth. Me shembullin tonë duam të tregojmë se dyert e NATO-s për të gjitha vendet janë të qasshme. Vizita jonë ka për qëllim të tregojmë se Mali i Zi është mik i sinqertë i Kosovës. Sa i përket Malit të Zi ne nuk përzihemi në çështjet e brendshme të vendeve fqinje (për formimin e ushtrisë) dhe presim që në Prishtinë ta zgjidhin këtë çështje dhe Mali i zi ka hapur derën që t’i ndihmoj vendet tjera për anëtarësim në NATO”, ka thënë Boshkoviq.
Boshkoviq ka thënë se flamuri i Malit të Zi do të ngrihet si pjesë e NATO-s edhe në Kosovë. Ai ka komentuar edhe reagimet e Serbisë kur dy pjesëtarë të ushtrisë së Malit të Zi i janë bashkuar KFOR-it në Kosovë. Ka thënë se është reagim emocional nga Serbia, por ka shtuar se Mali i Zi është shtet sovran dhe vendos vet.
-
Takimet e ministrit malazez të Mbrojtjes me krerët shtetërorë të Kosovës
-
Thaçi e njofton ministrin e Brendshëm malazez për transformimin e FSK-së në ushtri
-
Serbia e shqetësuar për mbështetjen që Mali i Zi po ia jep Kosovës
-
Ministrja malaziase: Mali i Zi do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në KiE
-
Escobar: Mbështesim kontributin e Malit të Zi në NATO dhe rrugën e shtetit drejt BE-së