Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtina, Përparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në reagimin e saj, Mihali e akuzoi Ramën se po e përdor një tragjedi për qëllime politike dhe ironizoi mënyrën se si ai komunikon publikisht.
“Paske përdorur një tragjedi për të zhgarravitur prapë me ChatGPT. Përparim Rama, ti narkotikun si e merr? Me kontratë njëburimore apo me ofertën me çmimin më të lirë, nga tre ofertat? Hera-herës kur përfundon emergjencave duket se me çmimin më të lirë”, shkroi Mihali.
Ajo gjithashtu kritikoi gjendjen e pastërtisë në kryeqytet, duke thënë se problemet me mbeturinat dhe minjtë vazhdojnë në lagjet e Prishtinës.
“Minjtë vijojnë nëpër lagjet e kryeqytetit, bashkë me plehrat. Kryetari jo, po Përpamiu”, përfundoi ajo në postimin e saj.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pas aksidentit tragjik në autostradë dhe vendimit për ndarjen e 4.67 milionë eurove për largimin e dheut nga një segment i saj. Përmes një reagimi publik, Rama tha se qytetarët po paguajnë çmimin “me jetë dhe me taksa”, duke akuzuar pushtetin qendror për neglizhencë dhe reagim të vonuar ndaj problemit.
Rama kritikon Qeverinë për rastin në autostradë, Kërçeli: Fokusohu në problemet e Prishtinës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pas aksidentit tragjik në autostradë dhe...-
“Saga” Rama-Mihali vazhdon, kryetari i Prishtinës e akuzon për korrupsion e agjendë përçarëse
-
Mihali - Ramës: Do të shkosh në koshin e mbeturinave që i ke grumbulluar vet
-
Mihali: LDK-ja duhet ta mbrojë shpinën nga Rama
-
Rama: Ditën kur Mihali i del në mbrojtje LDK-së, LDK-ja duhet të shikohet në pasqyrë
-
Mihali komenton përçarjen në LDK, e quan plan të Ramës, Lushtakut e Ismailit