Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, i është përgjigjur kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj saj.
Mihali ka thënë se Rama nuk e merr asnjë vendim vet.
Ajo e ka akuzuar Ramën për korrupsion. “Sepse ti je korruptuar para se me u bë Përpami. Se ti si i tillë ke ardhur dhe pse je i korruptueshëm të mbajnë aty konjuktura që ta ka sjellë”, ka shkruar ndër të tjera Mihali.
Ajo e ka akuzuar Ramën duke thënë se në krye të Prishtinës e mban krimi i organizuar.
“Ti e do sundimin e parasë së pistë, kjo për ty quhet liri. Kaq di ti edhe si sekser dikur edhe sot aty ku të mban krimi i organizuar ... Prishtina ka me shpëtu nga kthetrat e krimit. Edhe ti, ke me shku në koshin e mbeturinave që i ke grumbullu po vet. Këtu do të jemi dhe do ta shohim”, ka shkruar Mihali.
Postimi i plotë i Mihalit:
Rama paralajmëron padi ndaj Mihalit: Po ecim drejt autokracisë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po përgatit padi për shpifje ndaj koordinatores së...-
Mihali: LDK-ja duhet ta mbrojë shpinën nga Rama
-
Rama: Ditën kur Mihali i del në mbrojtje LDK-së, LDK-ja duhet të shikohet në pasqyrë
-
“Saga” Rama-Mihali vazhdon, kryetari i Prishtinës e akuzon për korrupsion e agjendë përçarëse
-
Rama paralajmëron padi ndaj Mihalit: Po ecim drejt autokracisë
-
Mihali i kundërpërgjigjet Ramës: Paske përdorur një tragjedi për të zhgarravitur prapë me ChatGPT