Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama paralajmëron padi ndaj Mihalit: Po ecim drejt autokracisë

Perparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po përgatit padi për shpifje ndaj koordinatores së Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali. Rama ka deklaruar se Mihali ka shpifur për të dhe se tani do të përballet me Prokurorinë. 

Duke iu drejtuar Mihalit dhe LVV-së, Rama ka theksuar se ata nuk mund ta ndalin me “kërcënime e shantazhe”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“A ka ofendim më të madh për këtë popull sesa të përfaqësohet nga çifti i Dejona Mihajlit? A ka fatkeqësi më të madhe sesa partnerit tonë më të madh strategjik, SHBA-së, t’i përgjigjet në emër të popullit të Kosovës, çifti i Dejona Mihajlit? A ka ofendim më të madh për këtë popull sesa për luftën e UÇK-së, të flas çifti i Dejona Mihajlit? Për gjuhën e saj që e shpërfaq nivelin e saj jam duke përgatitur padi. Padi për shpifje. Është mësu ajo me u fsheh pas brigadave të Facebook-ut dhe mijëra profileve false, duke përçarë shqiptarët, duke i ofendu nënat tona, gratë, fëmijët, luftën, kontributin, atdheun dhe gjithçka që është e shenjtë. Tash ka me u përballë me Prokurorinë, atë institucion që ende nuk keni arritë me e kapë!”, ka shkruar në Facebook.

Rama më tutje ka akuzuar Vetëvendosjen për totalitarizëm duke thënë se shoqëria po hyn në një fazë të rrezikshme normalizimi të një mentaliteti totalitar, “ku çdo zë kritik duhet të heshtet, të diskreditohet dhe, në fund, të burgoset”.

Ai e ka akuzuar LVV-në për zhvlerësim të vlerave të luftës clirimtare, fyerje të dëshmorëve, heronjve e qytetarëve. E sipas tij, këtë e ka bërë kjo parti me synimin që në fund në skenë të mbetet vetëm Albin Kurti.  

“Historia e njerëzimit na mëson se autokratët fillimisht i zhvlerësojnë kundërshtarët, pastaj i përndjekin dhe në fund i burgosin. Gjyqësori i lirë është pengesa e fundit mes qytetarit dhe pushtetit absolut, prandaj është institucioni që me ngulm po tentojnë ta nënshtrojnë”, ka shkruar Rama duke shtuar se me strategji LVV-ja po i vërsulet edhe mediave.

Sipas kryetarit të Prishtinës, Kosova po ecën drejt autokracisë së Kurtit. 

“Dhe pasi ta kapin gjyqësorin dhe mediat, Albin Kurti ka me dalë me na kallxu edhe çka me bo në shtëpitë tona. Kur u kritikua për rritjen e çmimit të rrymës, na tha: "Mos u nxeni shumë, mlohnu me qebe". Nesër ka me na kallxu edhe nxemjen a me lshu në 1-sh, 2-sh apo 3-sh!! Në cilin sistem ndodh kjo? Është koha e fundit që secili ta kuptojë se po ecim drejt AUTOKRACISË. Dhe kjo nuk duhet ti ndodh këtij shteti!” ka shkruar në fund Rama.