Një tjetër episod i përplasjeve në Facebook mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe koordinatores së komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është zhvilluar të enjten.
Pas akuzave e gjuhës së ashpër ndaj njëri-tjetrit ditëve të fundit, kryetari i kryeqytetit e ka akuzuar Mihalin për korrupsion dhe agjendë përçarëse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mihajli, paske fol për krimin diçka! Tregoju popullit të Kosovës: • Si një person pa funksion shtetnor, pse ke komunikime me ish-kryeshefin e KEK-ut, për çështje operative e vendimmarrje? • Pse je ftu ne prokurori për skandalin me energji të Martin Berishaj/GEN? • Pse emni yt përmendet në hetimet me rastin e rezervave shtetnore? Keni vjedh në grunë edhe në vaj. Imagjino! “Aktiviste”, ti e din që ka edhe shumë pyetje tjera per ty? Prandaj, Dejona Mihajli, të “uroj ngushëllime”. Agjenda juaj përçarëse është shpërfaq. Sa për informatë, trami elektrik nuk ka “viza”. Ata me “viza” janë në Rusi. Në Perëndim janë elektrikë. Mos e ki të ndalume hyrjen në Evropë, çysh e ke pas të ndalume dikur në Kosovë?”, ka shkruar Rama.
Ka disa ditë që Rama përplaset me Mihalin. Në përplasje janë përfshirë edhe figura të tjera opozitare dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjithçka nisi nga akuzat e Ramës ndaj Qeverisë për vdekjen e një personi në një aksident tragjik në autostradë.