Arbëri

MI-ja thotë se rrugët e Kosovës janë të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës ka lëshuar një raport ditor, lidhur me siç thotë ajo, mirëmbajtjen e auto-udhëve dhe rrugëve nacionale dhe rajonale në Kosovë.

“Në disa akse rrugore është hedhur kripë për shkak të ngricave, ndërsa reshje nuk ka pasur në asnjë aks rrugor. Mirëmbajtja e rrugëve vazhdon 24 orë në tërë Republikën e Kosovës”, thotë Mi-ja.

Në auto-udhën R6, Doganaj-Hani i Elezit, gjatë 24 orëve nuk ka pasur reshje të borës dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme. Borë nuk ka pasur as në auto-udhën A7, Morinë-Gjurgjicë, sipas MI-së.

Tutje theksohet se në regjionin Prishtina 1 dhe 2, gjendja e rrugëve është e mirë, pa të reshura të borës gjatë 24 orëve të fundit. Në regjionin e Prizrenit, të gjitha rrugët nën menaxhimin e Ministrisë së Infrastrukturës janë të qarkullueshme dhe nuk ka pasur të reshura të borës.

Po ashtu në regjionin Peja 1 dhe 2 të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe s’ka pasur reshje të borës gjatë 24 orëve.

Në regjionin e Ferizajt ka pasur hedhje të kripës për shkak të ngricave, por pa të reshura bore.