Në kuadër të agjendës në vizitën e tij zyrtare në Kosovë, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, vizituan Parkun Arkeologjik të Ulpianës.
Presidenti Meta e ministri Gashi panë nga afër tre sektorët që ka ky lokalitet arkeologjik i pasur me objekte e elementë të shumtë të periudhës së antikitetit.
Gashi e informoi Metën për përkrahjen që ka dhënë MKRS-ja për investimet në parkun e Ulpianës nëpërmjet Institutit Arkeologjik të Kosovës duke e konsideruar si një ndër prioritetet kryesore të trashëgimisë arkeologjike të Republikës së Kosovës. Ministri tha se viti 2018 do të jetë vit i trashëgimisë.
Ndërkaq, përgjegjësi i parkut, Milot Berisha e njoftoi Metën për historikun e parkut, sektorët dhe objektet e ti si dhe procesin e gërmimeve, konservimit dhe restaurimit.
Meta pohoi se ndjehet i lumtur që po e viziton këtë lokalitet të rëndësisë së veçantë jo vetëm për Kosovën por për tërë hapësirën mbarëshqiptare dhe parqe të këtilla janë pasuri që duhet t'i ruajmë e t'i vlerësojmë.
-
Gashi e Ademi vizitojnë “Ulpianën”, premtohet mbështetje për vazhdimin e gërmimeve
-
Osmani viziton “Ulpianën”, thotë se do t’i kushtojë kujdes të veçantë trashëgimisë kulturore
-
Shpronësimi i Ulpianës kthehet në pikën zero
-
Gashi: Viti 2018, vit i trashëgimisë kulturore
-
Buxhet shtesë për” Ulpianën” dhe zgjidhjen e çështjes së pronave