Është ulur ndjeshëm numri i mërgimtarëve që vijnë për pushime në Kosovë.
Derisa vitin e kaluar në periudhën e njëjtë kishin hyrë mbi 120 mijë mërgimtarë nga pika kufitare në Merdarë, këtë vit janë vetëm rreth 40 mijë.
Kështu ka thënë komandanti në pikën kufitare në Merdarë, Adem Krasniqi, në një lidhje direkte për emisionin “SOT” në KTV.
“Fluksi krahasuar me vitet e kaluara është dukshëm në rënie”, ka thënë Krasniqi.
"Të gjithë mërgimtarët kontrollohen nga mjeku para se të hyjnë në Kosovë" ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se shumë mërgimtarë muajin e kaluar kane qëndruar vetëm dy ditë në Kosovë për shkak të thashethemeve se kufijtë do të mbyllen.
“Apeloj te mërgimtarët që të dëgjojnë IKSHPK-në dhe deklaratat zyrtare e jo thashethemet", ka përfunduar ai.
Policia kufitare po vazhdon punën normalisht dhe është e gatshme edhe për fluks më të madh të mërgimtarëve.
-
Mërgimtarët në kolona gjatë largimit lënë porosi për qeverinë e re
-
Deri në dy orë e gjysmë pritje në Merdarë
-
Mërgimtarët kërkojnë angazhim më të madh për diasporën e zhvillim të brendshëm ekonomik
-
Rritet fluksi i hyrjeve në Kosovë. Mërgimtarët vijnë për “arsye të dyfishtë”
-
Mbi 374 mijë persona hynë në Kosovë për 1 javë