Janë zgjatur kolonat për të dalë nga Kosova, rrjedhimisht edhe koha e pritjes së mërgimtarëve nëpër pikëkalime kufitare.
Në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar shihet se pritjet më të gjata prej mbi dy orë janë në Merdarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRreth 2 orë e gjysmë janë pritjet në Merdarë, 40 minuta te Dheu i Bardhë.
Në pikëkalimet e tjera nuk ka pritje të gjata.
Situata në pikëkalimet kufitare, sot më qetë
Pritjet për të dalë nga Kosova janë më të shkurtra mëngjesin e së shtunës. Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritja më e gjatë është te Dheu i Bardhë me gjysmë ore.
Ndërsa, në pikat e tjera kufitare pritjet janë më të shkurtra.
Në pikëkalimin e Jarinjës kolona është deri në 80 metra, me 20 minuta pritje për dalje. Njëjtë edhe në Merdarë.
Pikat kufitare ishin ngarkuar në ditët e fundit të dhjetorit kur mërgimtarët, si çdo vit, vijnë për festat e fundvitit.
