Pritjet më të gjata në pikat kufitare të shtunën janë regjistruar në dalje nga Kosova, ku qytetarët po përballen me vonesa deri në tri orë, me 2000-2500 metra kolonë.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në Merdarë deri 180 minuta pritje në dalje.
Ndërsa, tek Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë deri 20 minuta, me kolonë rreth 200 metra. Ndërkohë në pika tjera kufitare, pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova janë jo më shumë se 10-15 minuta.
Përditësimi i fundit është bërë sot në orën 08:06 minuta.

Artikuj të ngjashëm
-
Vazhdojnë pritjet e gjata në disa pika kufitare për të dalë nga Kosova
-
Diell e vranët sot në Kosovë
-
Cila do të jetë formula e zhbllokimit?
-
Kasolli: Kosova rrezikon më shumë se krizën politikë nëse zvarritet formimi i institucioneve
-
Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit të arrestuar “nën dyshime për krime lufte”