Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi tri orë pritje te Dheu i Bardhë

Dheu i Bardhe

ilustrim

Janë shtuar pritjet në dalje të Kosovës, më së shumti te Dheu i Bardhë. 

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te Dheu i Bardhë pritjet janë mbi tri orë derisa kolona është 500 metra e gjatë. Për të hyrë gjendja është më e mirë, pasi raportohet për rreth 20 minuta pritje. 

Në Jarinjë në dalje nga Kosova pritjet janë regjistruar deri në gjysmë ore, e në pikat e tjera nuk raportohet për fluks të madh. 

Përditësimi i fundit nga Qendra për Menaxhim Kufitar është bërë pas orës 9:00.