Qendra Komunale e Mjekësisë Familjare (QKMF), në qytetin e Rahovecit nga sot e tutje do të ketë në dispozicion edhe një autoambulancë të marrë si donacion, nga mërgimtarët Sabit Shehu dhe Eldina Shehu Durguti.
Në ceremoninë e dorëzimit të donacionit nga mërgimtarët të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, Samir Mustafa drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale dhe Jusuf Korenica, drejtor i QKMF-së.
Pas pranimit të çelësave të autoambulancës, Kryetari Latifi i ka falënderuar mërgimtarët për dhënien e donacionit, siç e vlerësoj ai mjaft të rëndësishëm, për personelin që nga sot e tutje mund ta shfrytëzojnë këtë autoambulancë.
Artikuj të ngjashëm
-
Mërgimtari nga Zvicra dhuron një automjet për QKMF-në “Fahredin Hoti” në Rahovec
-
QKMF në Mitrovicë pranon donacion një autoambulancë nga Japonia
-
Inspektohen punimet në ndërtimin e QKMF-së në Rahovec
-
Mërgimtari i jep donacion dy autoambulanca për QKMF-të në Drenas e Skenderaj
-
Mërgimtari financon barnat esenciale për Opterushën për 4 vjet