Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mërgimtari i jep donacion dy autoambulanca për QKMF-të në Drenas e Skenderaj

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të enjten ka pritur në takim Gani Bytyçin nga fshati Krajkovë i komunës së Drenasit, me vendqëndrim në Norvegji i cili i ka konfirmuar kryetarit se do sjellë një automjet për shërbime të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala” në Drenas dhe një tjetër për QKMF-në në Skenderaj, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka falënderuar mërgimtarin Bytyçi për këtë ndihmë që i ka ofruar QKMF-së së Drenasit dhe të Skenderajt dhe ka thënë se mërgata shqiptare çdo herë ka ndihmuar vendin dhe ka kontribuar për të mirën e qytetarëve, transmeton Koha.net.

Kujtojmë që kjo autoambulancë është e dyta gjatë një periudhe brenda gjashtë muajve që i dhurohet QKMF-së në Drenas, po ashtu nga mërgimtarët që jetojnë e veprojnë jashtë vendit.