Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga Fatmir Iska, nënkryetar i Komunës dhe Samir Mustafa, drejtor i DShMS-së dhe Artan Asllani, drejtor i EZhT, kanë vizituar punimet të cilat janë duke u bërë, në ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare-Emergjenca në Rahovec.
Për ecurinë e punimeve të projektit “Ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare-Emergjenca në Rahovec”, zyrtarët komunalë janë informuar më për së afërmi për ecurinë e punimeve nga përgjegjësit e firmës kontraktuese nga ana e komunës, të cilët kanë thënë se ecuria e punimeve është duke shkuar sipas planit dhe deri më tani nuk kanë pasur asnjë problem në ngecjen e punimeve.
Ndërtimi i objekt të ri të QKMF-së, do të lehtësoj punën personelit të cilët pritet të punojnë në këtë objekt , si dhe do të ndijoj edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët të cilët shërbimet shëndetësore i marrin në këtë QKMF.
-
MSH-ja nënshkruan memorandum me Komunën e Shtimes për ndërtimin e QKMF-së
-
Përkujdesje shëndetësore shtëpiake për të moshuarit dhe të sëmurët rëndë në Rahovec
-
Në Rahovec u përurua objekti i QKMF-së
-
Punimet në ndërtimin e objektit të urgjencës në QKMF të Malishevës drejtë përfundimit
-
Kryetari i Rahovecit viziton bizneset, apelon për mos rritjen e çmimeve të produkteve