Nga sot në Rahovec do të funksionojë shërbimi i ri mjekësor "Kujdesi Shtëpiak", ka njoftuar të mërkurën kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.
Kujdesi shëndetësor shtëpiak sipas Latifit i ka në fokus të moshuarit dhe personat më sëmundje të rënda, të cilët e kanë të vështirë shkuarjen deri në QKMF apo QMF.
Një mjek dhe dy infermierë, sipas njoftimit do të jenë në lëvizje për të ofruar shërbime anembanë Rahovecit nga ora 07:00-21:00, dhe përveç shërbimeve të tjera ekipi mobil do të bëjë edhe testime rapide për COVID-19, sipas vlerësimit të mjekut.
Artikuj të ngjashëm
-
QKMF-ja në Podujevë nis ofrimin e shërbimeve në shtëpi
-
Nis hetimi për vdekjen e një personi në Rahovec
-
Kryetari i Rahovecit për vërshimet e sotme: Instituti Hidrometeorologjik ka dështuar
-
Latifi rendit premtimet në shëndetësi: Do ta punësojmë çdo mjek të diplomuar të Komunës së Rahovecit
-
Nis hetimi për vdekjen e një personi në Rahovec