Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me ministrin e Brendshëm të Shqipërsë, Bledi Çuçi. Në takim ishte prezent edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi.
Takimi u mbajt një javë para mbledhjes së shtatë të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Kjo mbledhje mbahet më 26 nëntor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm në mes dy vendeve, me theks në fushën e sigurisë.
“U bisedua edhe për marrëveshjet e deritanishme në mes dy vendeve tona dhe ato potenciale të reja në fushën e sigurisë. Kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla u shprehën vullnetplotë për intesifikimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve në fushën e sigurisë, si fushë e interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim.