Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë-Shqipëri, në fund të qershorit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se në fund të qershorit do të mbahet mbledhja e radhës e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai ka kërkuar në fund të mbledhjes së Qeverisë të mërkurën që ministrat të kenë me prioritet çështjet që lidhen me marrëveshjet ndërshtetërore. Ka kërkuar nga ta që draft-marrëveshjet t’i kenë të gatshme deri më 10 qershor.

Mbledhja e ardhshme do të mbahet në Kosovë.

E fundit u mbajt në fund të nëntorit të shkuar në Elbasan.

 

Artikuj të ngjashëm