Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Minxhozi ka shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin e tij për të bashkëpunuar me Qeverinë e re për t’i forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Ai i dorëzoi Kryeministrit Kurti letrën e urimit të Kryeministrit Rama si dhe një shishe verë dhuratë për ditëlindje”, thuhet në njoftim.
Siç bëhet e ditur nga Zyra e Kryeministrit, Kurti e ka falënderuar atë për vizitën dhe ka konfirmuar se do të punojnë së bashku që t’i heqin pengesat që ekzistojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë për të përmirësuar zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.
“Avancimi i raportit Kosovë – Shqipëri me përfitime bilaterale mund të bëhet model bashkëpunimi për rajonin”, ka thënë ai.
-
Kurti e Minxhozi diskutojnë mbi përgatitjet për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
-
Rritja e qarkullimit të mallrave Kosovë-Shqipëri, temë bisedimi mes Kurtit e Minxhozit
-
Minxhozi: Marrëdhëniet mes Kurtit e Ramës për momentin kanë stopuar
-
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë pritet në takim lamtumirës nga Kurti
-
Komisioni i Integrimit Evropian i Shqipërisë jep mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në BE