Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, është pritur të hënën në takim lamtumirës nga kryeministri Albin Kurti.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti në këtë takim e ka falënderuar Minxhozin për punën, angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të tij.
“U vlerësua angazhimi i përbashkët me qëllim përmirësimin në jetën e qytetarëve dhe bizneseve, si dhe lehtësimin e problematikave të mbartura ndër vite, në fushat e sigurisë, tregtisë, drejtësisë, arsimit e kulturës. U theksuan marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, nënshkrimi i gjithsej 184 marrëveshjeve, protokolleve e memorandumeve, si dhe niveli i zbatueshmërisë së marrëveshjeve të deritanishme”, thuhet më tej në njoftim.
-
Minxhozi: Marrëdhëniet mes Kurtit e Ramës për momentin kanë stopuar
-
Komisioni i Integrimit Evropian i Shqipërisë jep mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në BE
-
Kurti pret në takim lamtumirës Ulutashin: Po largohet si mik me të cilin do të ruajmë kujtime të mira
-
Kurti takon Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundit dhe aktualitetin politik
-
Kurti, Hoxhajt: Bashkërendimi mes Kosovës dhe Shqipërisë s’është zgjedhje, por detyrë