Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë se marrëdhëniet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, për momentin kanë stopuar, por siç thotë ai, kjo nuk do të thotë se ato janë të ngrira.
Kurti e Rama kanë pasur përplasje në distancë që nga tensionet në veri në fund të majit. Madje, Rama e anuloi mbledhjen e dy qeverive që ishte planifikuar të mbahej në Gjakovë në qershor. Megjithatë, kryeministri i Shqipërisë të enjten ka paralajmëruar një “vizitë mbështetëse” në Kosovë, pas pranimit të planit të ri modern të BE-së nga Kurti, ku përfshihet edhe drafti i Asociacionit.
Minxhozi ka thënë se pavarësisht marrëdhënieve mes Kurtit e Ramës, qeveritë e të dyja vendeve vazhdojnë kontaktet çdo ditë.
“Kryeministrat mund të mos bien dakord me njëri-tjetrin, por duhet ta keni parasysh që kjo është diçka momentale. Klima do të ishte më e mirë nëse kryeministrat do të kishin marrëdhënie më të mirë, pa këto handikapët. Por në anën tjetër, qeveritë funksionojnë, bashkëpunojnë njëra me tjetrën për realizimin e programeve, marrëveshjeve që bëhen. Punohet çdo ditë, janë në kontakt çdo ditë, kabinetet, stafet. Nuk do të thotë që u paralizua shteti që në një moment të caktuar të këtyre marrëdhënieve ka një ngërç midis dy kryeministrave. Po të shikojmë tash, Rama dje falënderoi Kurtin për qasjen që pati në Bruksel. Nuk janë marrëdhënie të ngrira apo të ngurta, por për momentin kanë pësuar një stopim që ka të bëjë me qasje të ndryshme që kanë kryeministrat për një çështje të caktuar”, ka thënë ai në “60 Minuta” të KTV-së.
Minxhozi ka thënë se dialogu duhet të jetë një çështje që duhet të përfundojë sa më shpejt.
“Dialogu duhet të kryhet. Nuk është Kosova e para 15 vjetëve. Është Kosovë që aspiron për anëtarësim në strukturat euroatlantike. Kosova duhet të shikojë edhe preukopimin e faktorit ndërkombëtar për ta përfunduar këtë çështje. Prandaj, çdo hap në këtë drejtim duhet falënderuar, duhet nxitur dhe duhet inkurajuar”, ka thënë ai.
Edhe
Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme
Minxhozi ishte ambasador në Kosovë që nga viti 2014. Ai përfundoi mandatin para pak ditëve. Ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë tash është Petrit Malaj.
-
Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë: “Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”
-
Kurti, Hoxhajt: Bashkërendimi mes Kosovës dhe Shqipërisë s’është zgjedhje, por detyrë
-
Kurti pas takimit me Spiropalin: Hekurudha Gjakovë-Shkodër, prioritet i këtij mandati
-
Përvjetori i 18-të i Pavarësisë bën bashkë në Prishtinë liderët e Kosovës e Shqipërisë