Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të hënën në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Sipas një komunikate dërguar mediave nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se në qendër të takimit ishin përgatitjet për shënimin e 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.
Gjithashtu njoftohet se në takim u theksua bashkëpunimi gjithnjë e në rritje ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
“Duke biseduar për statusin dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, u potencua se këto marrëveshje kanë hapur kapituj të ri pozitiv të afrimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.
-
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë pritet në takim lamtumirës nga Kurti
-
Kurti mirëpret Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë, ritheksojnë zgjerimin e bashkëpunimit
-
Minxhozi: Marrëdhëniet mes Kurtit e Ramës për momentin kanë stopuar
-
Komisioni i Integrimit Evropian i Shqipërisë jep mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në BE
-
Kurti-Minxhozi: Brenda prillit nis zbatimi i marrëveshjës për lëvizjen e lirë për banorët e brezit kufitar