Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbrojtja e mjedisit, prioritet i komunave dhe i Qeverisë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka organizuar një tryezë diskutimi me kryetarë të komunave të Republikës së Kosovës, njofton kumtesa zyrtare, transmeton Koha.net.

Albena Reshitaj tha se synimi i këtij takimi të përbashkët është identifikimi i obligimeve ligjore që i takojnë dy nivele të qeverisjes, sfidat me të cilat ballafaqohen dhe projektet e përbashkëta që kanë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Që prej marrjes së mandatit në krye të kësaj Ministrie e kam parë si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me komunat e Republikës së Kosovës. Një pjesë e madhe e përgjegjësive për mjedisin dhe zbatimin e kornizës ligjore bien në domenin e komunave. Është koha që mjedisin ta kemi prioritet të politikave tona lokale dhe qendrore, andaj kërkoi nga ju angazhim në përmirësimin e gjendjes”, tha ajo.

Kryetari i Asociacionit të Komunave, Naim Ismajli, ka thënë se komunat mirëpresin mbështetjen e për projektet të përbashkëta në të mirë të mjedisit.

Edhe kryetarët tjerë të komunave, të pranishëm në takim, përmendën sfidat me të cilat ballafaqohen komunat dhe nevojën për investime në projekte më madhore kapitale.

Në fund të takimit u nxorën edhe disa konkluzione që përfshijnë thellimin e bashkëpunimit MMPH-Komuna, përcjelljen dhe monitorimin e projekteve për implementimin e suksesshëm të tyre, kthimin e besimit të qytetarëve në institucione.