Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj ka pritur sot në takim Kompanitë anëtarë të Odes Ekonomike Amerikane në Kosovë, për të diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Pasi falënderoi Oden Ekonomike Amerikane në Kosovë për bashkëpunimin, ajo prezantoi prioritet e ministrisë që drejton, duke u nisur nga reduktimi i ndotjes së mjedisit, menaxhimi i duhur i mbeturinave, rregullimi shtretërve të lumenjve, mbrojtja e burimeve ujore, trajtimi i ujërave të zeza, krijimi i një planifikimit të duhur hapësinor, mbrojtja e trashëgimisë kulturore etj.
Nga ana tjetër kryetari i Odes Ekonomike Amerikane Arian Zeka, shprehu gatishmërinë e tij dhe të bizneseve-anëtare të kësaj ode për të kontribuar në krijimin e një mjedisi sa ma të pastër.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e bizneseve pjesëmarrëse prezantuan projektet e tyre që lidhen me politikat mjedisore duke u nisur nga përdorimi i veturave elektrike dhe hibride, investimi në krijimin e zonave të gjelbra, e projekte të ngjashme.
-
Oda Amerikane bën thirrje që institucionet e reja ta kenë prioritet qasjen në infrastrukturën e gazit amerikan
-
Prattipati: Mundësitë për bashkëpunim në mbrojtje e energji janë të pakufishme
-
OEAK: Importi i energjisë s’garanton siguri e gazifikimi i qymyrit s’adreson nevojat urgjente
-
OEAK: Refuzimi i gazit amerikan rrezikon partneritetin me SHBA-në
-
OEAK: Në vend të pagesave të njëhershme, fokusi të zhvendoset drejt investimeve