Ministrja e mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka takuar ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.
Diplomati austriak është njoftuar nga ministrja Reshitaj, për prioritetet e saj në kuadër të projekteve të MMPH-së. Ministrja Reshitaj theksoi se fokus i saj është përmirësimi dhe mbrojtja e mjedisit në përgjithësi dhe cilësia e ajrit në veçanti.
Reshitaj përmendi edhe përmirësimin e shtretërve të lumenjve dhe ndërtimin e mirëmbajtjen e deponive legale të mbeturinave.
“Kemi përpiluar planet afatshkurta, afatmesme dhe afatgjate për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Kemi ndërmarrë disa hapa konkret dhe po punohet në vazhdimësi për të pasur një mjedis sa më të pastër. Për çështjen e ajrit kemi marrë përgjegjësitë që na takojnë”, është shprehur Reshitaj.
Ministrja e njoftoi ambasadorin edhe për procedimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje në Kuvendit e Kosovës.
Edhe
UNDP premton mbështetje për mjedisin
Pfandler shprehu gatishmërinë e shtetit austriak për ta ndihmuar këtë ministri.
Ambasadori u shpreh i gatshëm po ashtu që të ofrojë ekspertë austriak në mbikëqyrjen e projekteve që kanë të bëjnë me mjedisin dhe mundësinë që stafi profesional i ministrisë të ndjekë trajnime në fusha të ndryshme në Austri.
-
Agjencitë e OKB-së premtojnë përkrahje për Kosovën
-
Kosova kërkon ndihmën e dy agjencive të Kombeve të Bashkuara për reduktim të ndotjes së ambientit
-
Reshitaj merr përkrahje nga Avokati i Popullit për zgjidhjen e problemeve mjedisore
-
Suedia thotë se mbrojtja e mjedisit është fushë shumë e rëndësishme për integrimin evropian të Kosovës