Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova kërkon ndihmën e dy agjencive të Kombeve të Bashkuara për reduktim të ndotjes së ambientit

Në kuadër të vizitës zyrtare në Vietnam, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, në takime të ndara ka takuar udhëheqësit e dy agjencive pranë Kombeve të Bashkuara, Erik Solheim, drejtor ekzekutiv i UN Environment, dhe Maimunah Mohd Sharif, drejtore ekzekutive e UN Habitatit.

Në takim me Solheimin, pasi prezantoi sfidat e Kosovës në fushën e mjedisit, Reshitaj kërkoi përkrahje në reduktimin e ndotjes së mjedisit, tokës, ujit e ajrit në Kosovë si dhe qasje në fondet ndërkombëtare për mjedisin, bëhet e ditur përmes një komunikate për media

Nga ana tjetër Solheim, deklaroi se agjencia që ia udhëheq është përkrahë vendeve në zhvillim, në rrugën e tyre për tejkalimin e problemeve mjedisore, në këtë rrugë përkrahja për Kosovën sipas tij nuk do të mungojë.

Ai me tej u zotua që do të angazhojë zyrtarë nga agjencia për gjetjen e fondeve për Kosovën, duke marrë parasysh që Kosova duke mos qenë pjesë e Kombeve të Bashkuara nuk ka qasje në fondet ndërkombëtare për mjedisin.

“Ndërkaq në takimin që ministrja Reshitaj pati me drejtoren e UN-Habitatit, Maimunah Mohd Sharif, falënderoi atë për përkrahjen që kjo agjenci ka dhënë dhe po jep për Kosovën, e në veçanti në zhvillimin e qëndrueshëm të vendbanimeve njerëzore dhe planifikimin hapësinor përmes mbështetjes për krijimin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Institutit për Planifikim Hapësinor brenda MMHPH-së si dhe në ndërtimin e një kornize ligjore të planifikimit në përputhje me direktivat e BE-së”, thuhet në komunikatë.

Edhe Agjencitë e OKB-së premtojnë përkrahje për Kosovën Arbëri Agjencitë e OKB-së premtojnë përkrahje për Kosovën

Sharif u zotua së kjo përkrahje për Kosovën do të vazhdojë dhe në të ardhmen.

Reshitaj e Sharif u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin për avancimin e gjendjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor përmes realizimit të projekteve të përbashkëta.