Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, priti në një takim pune koordinatoren e OKB-së për Zhvillim dhe përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Ulrika Richardson, me të cilën diskutoi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe e informoi atë për hapat e ndërmarra në fuqizimin e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
E para e MMPH-së, Reshitaj uroi Richardson për marrjen e detyrës si përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, dhe shprehu falënderimet për përkrahjen e vazhdueshme që ky mision po i jep Kosovës në projekte të ndryshme në fushën e mjedisit dhe menaxhimit të ujërave.
“Shikuar nga këndi mjedisor, të gjithë ne ndajmë një planet të vetëm, prandaj është e palogjikshme që implikimet e politikës ditore të stopojnë bashkëpunimin në fushën e mjedisit. Ngase në fund të fundit, ndotja e ajrit, degradimi i tokës dhe problemet e tjera mjedisore nuk njohin ndonjë kufi politik dhe si të tilla duhet të zgjidhen bashkërisht”, tha ministrja Reshitaj.
Ndërsa, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Ulrika Richardson, sipas komunikatës së MMPH-së, përgëzoi ministren Reshitaj për politikat reformuese në sektorin e menaxhimit të mbeturinave, sidomos në ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për ndëshkime me gjoba mandatore.
Reshitaj dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Richardson, ranë dakord për bashkëpunim të mëtutjeshëm në projekte të ndryshme në fushën mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
-
Agjencitë e OKB-së premtojnë përkrahje për Kosovën
-
Kosova kërkon ndihmën e dy agjencive të Kombeve të Bashkuara për reduktim të ndotjes së ambientit
-
Memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Mjedisit dhe UN-Habitatit
-
SHBA-ja mbështet Kosovën edhe në fushën e mjedisit
-
Austria e gatshme të ndihmojë Kosovën në mbrojtjen e mjedisit