Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, sot ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e “Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës”, që zbatohet nga UN-Habitat-i, PAX/CBM dhe e financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunimi dhe Zhvillim (Sida) me përfaqësuesen e UN-Habitat-it në Kosovë Gwendoline Mennetrier.
Në komunikatën e kësaj ministrie, thuhet se në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi Reshitaj falënderoi UN-Habitat--in për përkrahjen e vazhdueshme në fushën e planifikimit hapësinor, me theks të veçantë në hartimin e hartave zonale të komunave të Kosovës.
“Përmes këtij memorandumi UN-Habitati do të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve të ministrisë dhe komunave në fushën e planifikimit hapësinor dhe urban, hartimin e dokumenteve strategjike” deklaroi ministrja Reshitaj.
Nga ana tjetër përfaqësuesja e UN-Habitat--it në Kosovë Mennetrier përshëndeti këtë mundësi për thellimin e bashkëpunimit të sinqertë me Ministrinë, një partner afatgjatë në Kosovë, sidomos në mbështetje të komunave të veriut dhe qytetarëve. Programi është në partneritet me MMPH-në dhe MAPL-në dhe ofrojnë udhëzime për komunat në vendosjen e strukturave të planifikimit dhe zhvillimin e produkteve dhe proceseve të planifikimit, forcimin e angazhimit demokratik të qytetarëve në vendimmarrje dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarë nëpërmjet bashkëpunimit ndër-komunal.
Në fund ministrja Reshitaj u shpreh e bindur që ky bashkëpunim do të sjellë rezultate pozitive në krijimin e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në vendin tonë.
-
MMPH dhe UN-HABITAT bashkëpunojnë për planifikim hapësinor
-
MMPH dhe UN-HABITAT ndihmojnë komunat në hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor
-
UNDP premton mbështetje për mjedisin
-
Agjencitë e OKB-së premtojnë përkrahje për Kosovën
-
Nënshkruhet memorandum për ta mbështetur MIE-në në procesin integrues të Agjendës 2030