Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka kërkuar nga kryetarët e komunave që të angazhohen më shumë për planifikimin hapësinor.
Këtë kërkesë ajo e bëri në konferencën me Kryetarë të Komunave të Republikë së Kosovës, që po organizohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me mbështetje të OSBE-së.
“Kosova ka ligje dhe akte nënligjore konform direktivave të Bashkimit Evropian, por zbatueshmëria e tyre nuk është në nivelin e duhur, kemi investuar në shumë projekte kapitale të cilat nuk janë menaxhuar si duhet nga institucionet përgjegjëse, andaj kërkoj nga ju që bashkërisht t’i shtyjmë proceset përpara”, u shpreh Reshitaj, thuhet në njoftim të MMPH-së.
Reshitaj ka pasur një porosi të qartë edhe për kryetarët e komunave me shumicë serbe. Ajo tha se mjedisi, natyra është e përbashkët dhe e tillë duhet të trajtohet, andaj kërkoi që vullnetarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë t’i bashkohen iniciativave për pastrimin dhe gjelbërimin e shtetit.
“Më vjen keq për ata fëmijë që tani janë bërë burra e gra, që kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë jetë të izoluar, me dhjetëra gjenerata që nuk kanë çfarë të kujtojnë nga fëmijëria e tyre pos urrejtjes, izolimit, mos qasjes në liri e integrim shoqëror. Ju lus që të ndalojmë së mbjelli urrejtje tek fëmijët tonë, ne jemi ata që më së miri i dimë pasojat sepse i kemi bartur vetë mbi supet tona. Jemi ne ata që mund dhe duhet të fillojmë kthesën e proceseve në drejtim të duhur, andaj ju ftoj të gjithëve që bashkë të punojmë për ndërtimin, zhvillimin dhe integrimin e shtetit tonë në mekanizmat ndërkombëtar”, ka deklaruar ajo.
-
Mbrojtja e mjedisit, prioritet i komunave dhe i Qeverisë
-
Ministrja Reshitaj paralajmëron krijimin e “policisë” për mbrojtjen e ambientit
-
Reshitaj: Për shkaqe personale largohem nga pozita
-
Agjencitë e OKB-së premtojnë përkrahje për Kosovën
-
Kosova kërkon ndihmën e dy agjencive të Kombeve të Bashkuara për reduktim të ndotjes së ambientit