Agjencia e Menaxhimit Emergjent (MPB) ka bërë të ditur se 15 vatra të zjarrit janë aktive aktualisht në Kosovë.
Zjarret janë aktive në sipërfaqe të hapura fushore dhe malore, sipas njoftimit të së martës.
MPB-ja ka njoftuar se zjarret janë aktive në disa fshatra të komunave: Mitrovicë, Skënderaj, Ferizaj, Gjakovë, Klinë, Podujeve, dhe Novobërdë.
Agjencia ka bërë të ditur se nuk ka humbje jete si pasojë e zjarreve teksa dëmet materiale janë evidente.
Agjencia po ashtu apelon te qytetarët që të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshuar në numrat emergjentë pa pagesë : 112, 193, 192.