Kryesia e Vetëvendosjes është mbledhur në një takim në selinë e kësaj partie, një ditë para seancës për votimin e Qeverisë Hoti.
Këtë e ka konfirmuar për KOHË-n zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.
Ai ka bërë të ditur se janë mbledhur Kryesia dhe Grupi Parlamentar.
Vetëvendosje konsideron se Kushtetuesja nuk ka marrë vendim të drejtë sa i përket dekretit të presidentit për emrin e mandatarit.
Kjo parti vazhdimisht insiston për shkuarje në zgjedhje të reja dhe ka organizuar edhe një peticion për mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve.
Seanca për votimin e qeverisë Hoti mbahet nesër duke filluar nga ora 11.00.