Albin Kurti ka arritur në selinë e partisë së tij për të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë, e cila do të mbahet pak orë pas takimit ndërmjet Kurtit dhe Isa Mustafes.
Edhe partia e këtij të fundit ka thirrur mbledhje të Kryesisë për në orën 11:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKujtojmë se Kurti e Mustafa që pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve kanë zhvilluar takime në vazhdimësi për harmonizimin e programit qeverisës.
Në takimet e fundit, nga të dyja palët u bë e ditur se pika për të cilën ata nuk u morën vesh ishte posti i presidentit.
Ndërkohë presidenti Hashim Thaçi me kërkesë të partive, siç ka thënë ai, e ka shtyrë seancën konstituive.