Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në prani të drejtorit të Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mirëmbajtje të Mjedisit, Rumir Zhuniqi ka nënshkruar kontratën për rregullimin e lumit që rrjedh ndërmjet fshatrave Krushë e Madhe dhe Celinë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Përgjatë viteve, lumi u ka shkaktuar probleme të shumta banorëve të kësaj ane me vërshime në shtëpi banimi, sidomos në toka bujqësore, me të cilat janë ballafaquar edhe përgjatë këtij viti, thuhet në komunikatë.
“Me këtë projekt synohet që të zgjidhet ky problem njëherë e mirë. Vlera e projektit kap shifrën e 765,095.30 euro”, thuhet në komunikatë.
Artikuj të ngjashëm
-
Nisin punimet për rregullimit e shtratit të lumit që rrjedh në Krushë të Madhe e Celinë
-
Fshati Ratkoc bëhet me treg në vlerë prej 70 mijë eurosh
-
Rahoveci nis rregullimin e shtretërve të lumenjve
-
250 mijë euro për rregullimin e shtratit të lumit Drenica
-
MMPH-ja investon 60 mijë euro në Rahovec për parandalimin e vërshimeve