Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka deklaruar të dielën se fshati Ratkoc tani e tutje ka tregun e kompletuar dhe me gjithë infrastrukturën e nevojshme.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Latifi ka thënë se ky projekt kap vlerën prej rreth 70 mijë euro dhe është bashkëfinancim i Ministrisë për Zhvillim Rajonal dhe Komunës së Rahovecit.
“Jam i gëzuar që me zëvendës ministrin e Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna, kryetarin e fshatit Beqë Shala, drejtorin për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, Erhan Morina si dhe me bashkëpunëtorët e bashkëqytetarët, sot përuruam këtë projekt. Projekti në vlerën prej 69,996,98 €, është bashkëfinancim i Ministrisë për Zhvillim Rajonal dhe Komunës së Rahovecit, ku 50,000 € janë ndarë nga MZHR dhe 19,996.88 € nga Komuna”, ka shkruar ai.
-
Latifi: Kontratat kolektive rëndojnë gjendjen, Qeveria tërhoqi mbi 70% të buxhetit për investime kapitale
-
Latifi ankohet se s’po ndahet buxhet i mjaftueshëm për komunën e Rahovecit
-
Kryetari i Rahovecit numëron arritjet e premton edhe më shumë nëse fiton mandatin tjetër
-
Latifi: Rahoveci s’është nën “radarin” e mbështetjes nga Qeveria
-
Latifi ankohet për diskriminim nga Qeveria: Rahoveci s’ka asnjë projekt të ri