Prishtina njihet për qarkullimin e madh të veturave brenda ditës, duke shkaktuar kaos të madh sidomos në orët kulmore.
Kolonat më të mëdha po shkaktohen nga vetë rajoni i Prishtinës, pasi lëvizja më e madhe e veturave në kryeqytet është me targa 01.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme vetëm kryeqyteti ka 70 mijë e 369 vetura të regjistruara.
Ndërsa në të gjithë rajonin e Prishtinës janë gjithsej 134 mijë e 195 vetura të regjistruara me targa 01.
Një numër kaq i madh i veturave është ngarkesë e madhe për rrugët e Prishtinës, kur kihet parasysh se ka qarkullim edhe nga zonat e tjera të Kosovës.
“Prishtina është e ngarkuar me automjete për shkak se gravitojnë me 01-me komuna përreth 150 mijë automjete, 50 përqindëshi i numrit të automjeteve nëpër Prishtinë. Prishtina për këtë numër të automjeteve nuk ka hapësirë. Orët kulmore janë në mëngjes dhe në mbrëmje dhe ato kohë kulmore na kushtojnë mbi 45 minuta”, thotë eksperti i komunikacionit Nol Dedaj.
Me rregullimin e terminaleve në hyrje të Prishtinës, sipas Dedajt do të
“Terminalet në një formë do e shpëtojnë qytetin e Prishtinës do të jetë edhe rregullimi i transportit urbano-perifirik, dhe kjo brenda terrorit të Prishtinës zona 1, 2 dhe 3 do e lehtësonte jashtëzakonisht, qarkullimin me automjetin. Terminalet dhe sinkronizimi i transportit urban”, thotë Dedaj.
Sipas Dedaj, Komuna e Prishtinës do të duhej të rregullonte pagesën vetëm për biletën e transportit urban, që e njëjta të vlente si dëshmi se nuk duhet të paguhet parkingu.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë fushatës zgjedhore ka premtuar ndërtimin e 6 parkingjeve në hyrje të Prishtinës, për vozitësit që nuk janë nga Prishtina.
E procesi i ndërtimi të gjashtë parkingjeve do të përfshihet në Planin Zhvillimor Komunal.
Sipas Komunës së Prishtinës, parkingjet do të planifikohen në kuadër të ridefinimit të qendrës, e cila po ashtu është premtim i Ramës dhe do të gjejë zbatim në PZHK. Ndërsa mënyra e pagesës nuk dihet ende se si do bëhet.