Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy javë e para të këtij viti në rajonin e Prishtinës ka identifikuar 353 automjete të paregjistruara.
Në një njoftim të policisë së Facebook thuhet se kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik, pasi këto automjete qarkullojnë në trafik pa kontrollim teknik.
“Përveç tejkalimit të shpejtësisë, sidomos në kushtet e dimrit, nga statistikat e grumbulluara, sfidë mbetet një numër i madh i automjeteve të paregjistruara, gjithsej 353, gjë kjo që paraqet një problem serioz për sigurinë në trafik, pasi këto automjete qarkullojnë në rrugë pa kontrollim teknik”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në njoftim thuhet se gjatë dy javëve të kaluara në rajonin e Prishtinës janë shqiptuar 1.883 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.
-
Për një javë në Prishtinë u shqiptuan 826 gjoba për shkelje në trafik të evidentuara nga pajisjet inteligjente
-
65 auto-parkingje në Prishtinë shmangin tatimin
-
Për një javë në rajonin e Prishtinës u sekuestruan 13 armë zjarri
-
Parandalohen tri gara ilegale të shpejtësisë, policia shqiptoi gjoba e sekuestroi automjete
-
220 gjoba në trafik në kryeqytet për një ditë, 35 shoferëve u sekuestrohet patentë-shoferi