Afro 600 maturantë të klasave të 12-ta në shkolla të mesme të Ferizajt po vazhdojnë ta kundërshtojnë vendimin e Komunës për shtyrjen e ekskursionit të tyre në Shqipëri, i cili parashihej të bëhej në muajin maj të vitit të ardhshëm.
Nxënësit gjatë ditëve të fundit po i shprehin pakënaqësitë edhe nëpërmjet protestave, madje një protestë e tillë është organizuar edhe të premten para objektit të Komunës.
Zyrtarët komunalë të Ferizajt kanë thënë se ekskursioni është shtyrë për shkak të organizimeve jo të mira nga drejtorët e shkollave të mesme, andaj Komuna do ta ndryshojë sistemin dhe organizimin në tërësi për këtë plan.
Enver Azemi, drejtor i shkollës së mesme “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, ka thënë se Komuna e bën organizimin e ekskursionit nëpërmjet vendimeve, ndërkaq shkollat i bëjnë përgatitjet e tjera, andaj, sipas tij, kësaj radhe Komuna ka vendosur ta shtyjë ekskursionin deri në muajin maj të vitit të ardhshëm. (Më gjerësisht lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Maturantët e Ferizajt s’e ndalin protestën për ekskursionin në Shqipëri
-
Maturantët e Ferizajt ndjehen të diskriminuar, s’po u organizohet ekskursion në Shqipëri
-
Ferizaj anulon ekskursionet e maturantëve për në Shqipëri
-
Maturantët në Ferizaj bojkotojnë mësimin kundër shtyrjes së vendimit për ekskursionin
-
Ndalohen mbrëmjet e maturës e ekskursionet për nxënësit në kryeqytet