Forcimi i kontrollit ndaj burimeve dhe shpenzimeve financiare të partive politike në Kosovë po synohet të bëhet përmes ndryshimeve ligjore.
Nëse miratohen në Kuvend, plotësim-ndryshimet e Ligjit për financimin e subjekteve politike do t’i obligojnë partitë politike që t’i publikojnë financat e tyre, ndërsa të njëjtat do t’i nënshtrohen kontrollit nga auditori që do të përzgjidhet nga Komisioni Qendror Zgjedhor, shkruan sot Koha Ditore.
Në nenin 19a, i cili do t’i shtohet ligjit bazik, subjektet e përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës obligohen që t’i publikojnë në faqen e tyre zyrtare shpenzimet për kryerjen e çdo aktiviteti që kap shumën prej 100 eurosh.
Të njëjtën duhet ta bëjnë edhe për raportet financiare tremujore, si dhe për raportin vjetor financiar.
Përveç deklarimeve të rregullta financiare, ndryshimet e reja ligjore kërkojnë edhe publikimin e raporteve të të hyrave dhe shpenzimeve gjatë proceseve zgjedhore. Këtë duhet ta bëjnë jo më vonë se 45 ditë kalendarike nga dita e zgjedhjeve. (Më shumë detaje mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Fshehja e financave nga partitë drejt fundit
-
Fshehja e financave nga partitë drejt fundit
- Ligji për financimin e partive politike mbeti “peng” në Kuvendin e Kosovës
-
KDI-ja kërkon që shpenzimet e partive politike të bëhen publike
- Mbikëqyrja e financave të subjekteve politike në Kosovë: Pritshmëritë dhe realiteti