Nënkryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka thënë se ekspertët e sigurisë brenda korporatës, por edhe në përgjithësi në Kosovë, shpesh nuk japin alarmin për rrezikun në punë pasi kanë frikë.
Llumnicë në “60 Minuta” në KTV ka thënë se ka kërkuar nga Qeveria që ekspertët e sigurisë në punë të jenë të pavarur financiarisht, të krijohet një fond prej ndërmarrjeve publike e private, e të jetë i pavarur.
“Kjo në mënyrë që punëdhënësi të mos mbizotërojë te eksperti i sigurisë, duke mos e lënë të bëjë alarme. Kemi raste të tilla...Po shohim aksidente të përditshme në nivel të Kosovës, jo vetëm në KEK...Ekspertët në KEK marrin pagën brenda korporatës. Kur del eksperti në terren, mund të thotë se kjo është e pasigurt e punëtori nuk duhet të punojë, por shembull menaxhmenti e ka për ngut një punë dhe eksperti frikësohet sepse është i varur nga paga e tij. Mendoj se kanë frikë dhe për këtë nuk japin alarme apo i japin në mënyrë gjysmake”, tha Llumnica.
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka zhvilluar aksion simbolik të martën para zyrave të KEK-ut duke vendosur edhe fotografitë e katër punëtorëve që humbën jetën në vendin e punës. Me anë të këtij aksioni u kërkuan kushte më të mira e të sigurta për punëtorët.
Brenda një muaji, tre punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës humbën jetën në vendin e punës.
-
Rreth 40 punëtorë të angazhuar privatisht në KEK ankohen se marrin shumë më pak sesa paga minimale
-
Vendosen para KEK-ut fotografitë e punëtorëve të vdekur, kërkohen kushte të sigurta për punë
-
Vendosen para KEK-ut fotografitë e punëtorëve të vdekur, kërkohen kushte të sigurta për punë
-
Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën për punëtorët që humbën jetën
-
KEK-u do ta formojë një task-forcë për sigurinë industriale dhe shëndetin në punë