Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën për punëtorët që humbën jetën

kek

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Xhelal Jashari, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kryesisë ka marrë vendim që të mëkurën të protestojnë në mënyrë që të solidarizohen me familjet e punëtorëve që kanë humbur jetën në venin e tyre të punës, raporton Ekonomia Online.

Protesta, sipas Jasharit, do të mbahet të mërkurën në orën 8.

“Si kryesi morëm vendim që të mërkurën në ora 08:00 të mëngjesit të shprehim pakënaqësinë tonë në tri divizione. Pra të mërkurën në ora 08:00 Sindikata e Re e KEK-ut së bashku me të gjithë punëtorët në tri divizione do të protestojë dhe do të solidarizohet me familjet e punëtorëve që kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në takim kanë diskutuar dhe kanë dalë në përfundim se kushtet janë jashtëzakonisht të vështira në punë.

Gjithashtu në protestë, ka shtuar ai, do të shprehet pakënaqësi për pajisjet mbrojtëse dhe kushtet e punës.

Sot është diskutuar gjerë e gjatë për kushtet e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe është vlerësuar e është konstatuar se kushtet janë jashtëzakonisht të vështira në punë, por edhe siguria e punëtorëve dhe pajisjet mbrojtëse janë mungesë jashtëzakonisht e madhe në Korporatën Energjetike të Kosovës. Prandaj, si Kryesi morëm vendim që të mërkurën, në orën 08:00 të mëngjesit, në tri divizionet të shprehim pakënaqësinë tonë për pajisjet mbrojtëse dhe për kushtet e punëtorëve në punë”, ka shtuar Jashari.

Edhe Punëtorët e KEK-ut shpalosin “surprizën”, kërkojnë pagë mesatare 1,100 euro Arbëri Punëtorët e KEK-ut shpalosin “surprizën”, kërkojnë pagë mesatare 1,100 euro

Ndërsa, ka bërë të ditur se edhe të martën do të protestojnë në mënyrë simbolike në Prishtinë, para drejtorisë në Toskanë.

Edhe një herë e ngritëm shqetësimin sepse rastet që po ndodhin janë raste jashtëzakonisht të rënda, sepse këta punëtorë dhe këta djem e këta burra kanë ardhur këtu për me punu, me dhanë djersën e me dhanë maksimumin që Kosova të ketë dritë, dhe në fund të ditës të kthehen shëndosh e mirë te familjet e tyre, e atë kontributin e tyre t’ia kthejnë familjeve të veta. Prandaj, këto që kanë ndodhur janë të papranueshme. Ne e ngritëm shqetësimin që duhet të ketë një koordinim të menaxhmentit pak më të mirë. Është shqetësim sepse derisa një menaxher ose një drejtor i ka 4-5 vetura në dispozicion për punën e tij, ndërsa punëtorët kanë mungesë veturash për të dalë në terren, për të dalë në prodhim, për t’i koordinuar punët e për t’i zgjidhur punishtet e tyre në frontin e punës, kjo është e papranueshme për neve. Prandaj, para të mërkurës do të kemi edhe një protestë simbolike para Drejtorisë në Toskanë… po, në Prishtinë. Pra, forma dhe metodat do t’ju njoftojmë me kohë, edhe orën do t’ju njoftojmë, pra për nesër. Ajo do të jetë simbolike, ndërsa të mërkurën do të ketë protestë me të gjithë punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës në tri divizionet: në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, në Divizionin e Termocentralit “Kosova A” dhe në Divizionin e Termocentralit “Kosova B”.

Tre punëtorë të KEK-ut kanë vdekur në vendin e punës brenda një periudhe 1-mujore.