Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka deklaruar se secila qeveri e Kosovës e ka favorizuar Kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), duke u shprehur se “duket se dikush i fuqishëm qëndron prapa KEDS-it”.
Llumnica të hënën në “Interaktiv” të KTV-së tha se KEDS-i po e shet trefish më shtrenjtë energjinë elektrike nga sa e blen nga KEK-u, e sipas tij, ekzekutivi duhet të ndërmarrë veprime për t’u dalë në ndihmë qytetarëve që të mos përballen me reduktime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Prej KEK-ut, KEDS-i merr një megavat për 30 euro e nëse e importon energjinë mund të shkojë deri në 200 euro megavati. E kjo është arsyeja pse KEDS-i, më mirë sipas tij e tij e lë qytetarin në terr, sesa të shkojë të importojë. KEDS-i po e shet trefish më shtrenjtë rrymën nga sa e blen nga KEK-u. Kontrata duhet të rishikohet dhe të shkëputet. Sot s’po shoh gatishmëri që të ndodhë kjo pasi secila qeveri në njëfarë forme e ka favorizuar KEDS-in”, ka thënë Llumnica.
Kryetari i Sindikatës ka shtuar se 210 punëtorë janë pensionuar gjatë vitit 2024, e siç ka thënë ai, punësimet e fundit janë vetëm zëvendësim i tyre. Llumnica ka deklaruar se KEK-u po përballet me mungesë të punëtorëve.
“Punësimi në KEK është i nevojshëm për shkak të mungesës së punëtorëve. Në 2024-n 210 persona janë pensionuar. Në vitet 2025, 2026 e 2026 pritet që 608 punëtorë të dalin në pension. Ky punësim i të rinjve është zëvendësim i atyre. Mungesat në KEK janë shumë të mëdha, pa marrë parasysh rrethanat, iu uroj mirëseardhje pasi kanë plotësuar një mungesë e kjo ua lehtëson punëtorëve të tjerë që e kryejnë punën e të bëjnë prodhimin maksimal dhe të ecën puna me KEK-un”, ka theksuar ai.
Kreu i Sindikatës ka theksuar se në dy vjetët e fundit janë punësuar 500 persona, por si zëvendësim i atyre të pensionuarve.
“Kemi nevojë për punëtorë, do të punësohen në vazhdimësi...Secili punëtor që është punësuar kërkon t'i mbrohet e drejta dhe të gjithë të anëtarësohen në sindikatën tonë që t'i mbrohet e drejta. Në KEK kushtet janë jashtëzakonisht të rënda...Nuk respektohet Ligji i Punës nga 2011, ndërrimi nuk iu paguhet...puna në vikende”, ka thënë ai.
Sipas Llumnicës, punëtori i ri i KEK-ut paguhet rreth 676 euro, por sipas tij, paga është shumë e ulët pasi rrezikshmëria në vendin e punës është e madhe.
Ai ka theksuar se çdo vit vdesin nga 30 punëtorë të KEK-ut “për shkak të sëmundjeve që i marrin aty”.
Ai tha tutje se edhe shumë punëtorë e kanë lënë vendin e punës në kërkim të kushteve më të mira.