Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka paralajmëruar se do të garojë edhe për një mandat, ani pse Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka propozuar atë si kandidat për kryetar të kësaj komune. PDK-ja ka vendosur ta propozojë Petrit Hajdarin për zgjedhjet si kandidat për kryetar të Drenasit.
“Deri sot nuk jam rrëzuar, kush më njeh me mbi katër dekada këtë e di. Respekt për votat pro dhe kundër në seli të PDK-së, po ashtu, faleminderit atyre që nuk morën pjesë në votim. Ky është fillimi i fundit politik për bedelët dhe përkrahësit e tyre. Qytetarët e komunës së Drenasit e kanë fjalën e fundit, bashkë, vazhdojmë, +4!” – ka shkruar Lladrovci në Facebook.
Ai në një përgjigje për KOHËN ka thënë se do të kandidojë si i pavarur.
-
Ramiz Lladrovci “rikthehet” në PDK
-
Lladrovci sfidon partinë e tij, paralajmëron kandidimin për kryetar të Drenasit
-
Lladrovci kërkon përfshirjen e Limajt, Jahjagës, Selimit e Mustafës në listën e PDK-së
-
Lladrovci paralajmëron “beteja të reja”: Do të shkruhet edhe një histori në dhjetor
-
Hajdari: Lladrovci nuk u kthye në zyrat e PDK-së, por në pronën e familjarit