Lista Serbe është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikoi për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
PZAP-i i ka thënë KOHËS se ka pranuar ankesën dhe do të vendosë brenda 48 orëve, sipas afatit ligjor.
“Ju njoftojmë se kemi pranuar një ankesë nga subjekti politik Lista Serbe dhe PZAP brenda afatit ligjor do të vendosë”, thuhet në përgjigjen e PZAP-it.
Afati i subjekteve politike për ankesa në PZAP është brenda 24 orëve nga vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kundër vendimit të KQZ-së kanë dalë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
-
PZAP-ja certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe
-
PZAP-ja urdhëron KQZ-në që ta certifikojë Listën Serbe
-
PZAP-ja refuzon ankesën e opozitës serbe, nuk e certifikon për zgjedhjet e 7 qershorit
-
Leku i PZAP-së për Listën Serbe: Vetë KQZ-ja ka thënë se janë plotësuar kushtet për certifikim
-
PZAP-ja e miraton ankesën e Listës Serbe, i refuzon gjashtë të tjera