Sejnur Veshall, është liruar nga pozita e zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ai është liruar nga pozita në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVeshall ka shkruar në profilin e tij në Facebook se ky vendim ka ardhur i bazuar në arsye personale nga partia, e cila vetë e ka propozuar.
“U lirova nga posti i zëvendësministrit! Me kërkesën e partisë e cila më ka propozuar, Kryeministri Kurti më ka liruar nga pozita e zëvendësministrit. Unë kam punuar, asgjë më tepër. Unë u faktorizova si rom në qeveri, asgjë tepër dhe sot po lirona vetëm për çështje personale. Kam punuar me mund e përkushtim, vetëm t’i proklamoj afinitetet e pjesëtarëve të komunitetit, dhe e bëra”, ka shkruar ai.
Veshall ka thënë se kryeministri Kurti i ka thënë se i është bërë e padrejtë.
“T’u bë e padrejtë tha Kryeministri”, ka shkruar ai.
Ai ishte emëruar me propozim të Lëvizjes Përparimtare e Romëve të Kosovës.
