Kryetari i LPRK-së, Erxhan Galushi, ka folur për largimin nga detyra e zëvendësministrit të MKRS-së, Sejnur Veshall.
Ai ka thënë se largimi i tij ka ka qenë pikërisht për shkak të neglizhimit total për bashkëpunim me vetë kryesinë e partisë si dhe kryetarin e saj.
“Në fakt, për një çështje të këtillë, u pata dorëhequr edhe vetë nga pozita e zëvendësministrit, në kohën kur kam përfaqësuar subjektin tjetër politik nga radhët e komunitetit rom. Pra, nuk kishte bashkëpunim. Prandaj, një gjë të këtillë, nuk kam mundur ta toleroja në partinë ku vetë jam kryetar i saj, edhe pse pas shumë vërejtjeve që i kam bërë në drejtim të ish zëvendësministrit, z.Sejnur Veshall, por fatkeqësisht të gjitha rezultuan me neglizhim të plotë nga vetë ai, pothuajse pas çdo diskutimi që e kemi pasur tash e disa muaj”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Veshall vetë me veprimet e tij ka dashur largimin e tij nga kjo pozitë.
“U befasova me shkrimin e tij në rrjetin social FB që kinse për shkak të çështjeve personale e paskam kërkuar largimin e tij. Asnjëherë! Sejnurin, e njoh që nga fëmijëria, kur dhe asnjëherë nuk ka ndodhur të kemi çfarëdo inati personal. Po të ishte ashtu, kur dhe asnjëherë nuk e kisha marr mundin ta delegoj për pozitën të cilën tashmë është shkarkuar. Me marrjen e këtij vendimi, kryesia e subjektit politik LPRK, dhe unë si kryetar i saj, kurrë dhe asnjëherë nuk kemi thënë që ta largojmë nga partia në përgjithësi”, ka thënë ai.
Galushi e ka quajtur dezinformatë deklarimin e Veshallit se ai është larguar për inate personale.
-
Lirohet nga detyra një zëvendësministër i MKRS-së
-
Lushaku-Sadriu: E paprecedentë që VV-ja të mos i përkrahë propozimet e partive për nënkryetarë
-
Veshall: Kultura rome të jetë pjesë e kurrikulave shkollore
-
Nagavci thotë se Jashari i SBASHK-ut po ndikohet, e quan të pamatur
-
SHGSK-ja tashmë katër muaj “funksionon” pa sekretar