Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti liron nga detyra zëvendësministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari

Elldin Uglari

Zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari, është liruar nga posti.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për këtë vendim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, por pa dhënë detaje për arsyet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar sot nga detyra zëvendësministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari”, thuhet në njoftim.

Edhe pse arsyet e shkarkimit të Ulgari nuk janë bërë të ditura, pak pas njoftimit, kryetarja e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje, reagoi në Facebook me mesazhin: “Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar!”.

Megjithatë, ajo nuk e ka përmendur drejtpërdrejt këtë vendim në reagimin e saj.

Uglari thotë se u shkarkua sepse Duda Balje s’e votoi qeverinë

4 muaj më parë / 28 tet 2025 18:52
Elldin Uglari

Zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari, thotë se nuk ka qenë i njoftuar paraprakisht se do të shkarkohet prej këtij posti nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Në një përgjigje për KOHËN, Uglari shkarkimin e lidh me mosprezencën e deputetes Duda Balje në seancën e Kuvendit të Kosovës gjatë së dielës kur u votua për qeverinë e propozuar nga Kurti.

“Nuk e kam qenë i njoftuar paraprakisht se do të merret një vendim i tillë për largimin tim nga pozita e zv.ministrit sepse fundja jemi qeveri në detyrë dhe jemi bashkë në koalicion. Nuk kam arritur të flasë ende me kryeministrin në detyrë Albin Kurti për arsyet e mundshme. Por, meqenëse seanca për votimin e Qeverisë së Re ishte të dielën dhe vendimi ndaj meje të hënën atëherë nuk kam tjetër shpjegim përveç se lidhet me mospraninë e kryetares së Unionit Socialdemokrat, Duda Baljes, në seancën e Kuvendit të Kosovës kur u votua për qeverinë e propozuar nga mandatari Albin Kurti”, deklaroi Uglari për KOHËN.