Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lipjani vendos stacion dezinfektues në hyrje të QKMF-së

Komuna e Lipjanit edhe këtë të mërkurë ka vazhduar me masa shtesë për parandalimin e virusit Covid-19.

Në kuadër të angazhimeve komuna ka vendosur një stacion dezinfektues në hyrje të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan me qëllim që secili pacient të dezinfektohet komplet para se të futet brenda në objekt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari i kësaj komune Imri Ahmeti ka thënë se “Po vazhdojnë masat shtesë preventive, sot është vendosur stacion dezinfektimi në hyrje të QKMF-së në Lipjan. Një masë shtesë mbrojtëse për stafin mjekësor dhe të gjithë ata që vizitojnë QKMF-në”, ka thënë shkurt Ahmeti, raporton Koha.

Drejtori i QKMF-së Agim Krasniqi, ka thënë se është e mirëseardhur një masë si kjo sepse do të rrisë preventiven për stafin mjekësor dhe të gjithë pacientët që e vizitojnë QKMF-në, poashtu Kryetari dhe drejtori falënderuan rrobaqepësen Isamete Krasniqi e cila ka dhuruar maska mbrojtëse për stafin e QKMF-së, maska të punuara nga ajo.

{gallery}