Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar në 20-vjetorin e saj masakrës në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc.
Limaj ka thënë se në këtë përvjetor kujtojmë civilët e pafajshëm të moshave e gjinive të ndryshme të vrarë nga forcat ushtarake e policore serbe.
“20 vite pas kësaj masakre, kryerësit e këtyre krimeve ende nuk kanë dalë para drejtësisë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në Facebook.
Limaj ka thënë se si Qeveri, por edhe si Delegacion Shtetëror nuk do të heqin asnjëherë dorë së kërkuari drejtësi për sa kohë që kryerësit e krimeve në Kosovë nuk e marrin dënimin e merituar.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj kujton masakrën në Celinë, Fortesë e Brestoc të Rahovecit
-
Osmani për masakrën e Pastasellës: S’ndalemi së kërkuari drejtësi për viktimat e këtij gjenocidi
-
Osmani: S’mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet serbe në Kosovë
-
Limaj për Masakrën në Dubravë: Është koha e fundit që kriminelët të marrin dënimin e merituar
-
Përkujtohen 106 civilët e vrarë nga forcat serbe në Pastarellë të Rahovecit