Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar masakrën e 25-marsit të vitit 1999 në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc të komunës së Rahovecit.
Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se Kosova nuk do të ndalojë së kërkuari drejtësi për viktimat e masakrave që bënë serbët në Kosovë.
“Kur i kujtojmë gratë, burrat, pleqtë dhe fëmijët e masakrës së 25 marsit 1999, në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc, e ndjejmë sa rëndë peshon liria e Kosovës sonë të shtrenjtë. Ne, si shoqëri dhe shtet, nuk do të pushojmë kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat, për t’i sjellë kriminelët para drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj kujton martirët e Celinës, Fortesës e Brestocit: Janë dëshmi sa e shtrenjtë është liria
-
Limaj kujton 20-vjetorin e masakrës në fshatrat e Rahovecit
-
Kurti: Kosova s’e harron kurrë gjenocidin e kryer nga Serbia
-
Dita e Dëshmorëve në Rahovec, Haradinaj: Sakrifica e të rënëve është e përhershme
-
Haradinaj në Lybeniq: Barbaria e shtetit fashist serb nuk e kurseu askënd