Sot bëhen 19 vjet nga masakra e kryer nga ushtria dhe policia e pushtuesit serb në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestovc të Rahovecit.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar këtë ditë dhe ka thënë se të rënët në këtë tokë janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Sot bëhen 19 vjet nga masakra e kryer në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestovc.
I kujtojmë sot me dhimbje dhe krenari 75 martirët e Celinës, 69 martirët e Fortesës dhe 49 martirët e 5 dëshmorët e Brestocit.
Edhe
Haradinaj kujton masakrën në Celinë, Fortesë e Brestoc të Rahovecit
Të rënët në këtë tokë janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria dhe do të jetojnë në kujtesen e popullit gjithmonë.
Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të Kosovës!
Artikuj të ngjashëm
-
Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe në fshatra të Drenicës: Dëshmi e krimeve serbe
-
Osmani: S’mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet serbe në Kosovë
-
Kurti në Abri të Epërme: Kjo masakër na përkujton se sa i madh ishte çmimi i lirisë
-
Haradinaj: Ta ruajmë këtë liri si vlerën më të shenjtë dhe të përulemi me admirim para të rënëve