Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se duhet ruajtur liria si vlera më e shenjtë dhe të përulemi me admirim para të rënëve të luftës.
Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook në Ditën e Dëshorëve të komunës së Prishtinës, ka kujtuar të rënët në masakrën e Makocit dhe në Betejën e Marecit.
“Në Ditën e Dëshmorëve të komunës së Prishtinës, kujtojmë trimërinë, vendosmërinë e guximin e luftëtarëve të Brigadës 153 Hyzri Talla, gueriljes BIA, të gjithë Dëshmorët e Martirët e Lirisë. Në këtë ditë, kujtojmë të rënët në masakrën e Makocit dhe Betejën e Marecit. Fal heroizmit të luftëtarëve dhe sakrificës së martirëve, të cilët gjithmonë do të jenë frymëzim dhe udhërrëfyes në ndërtimin e të sotmes dhe të ardhmes sonë, ne realizuam misionin tonë historik. Ta ruajmë këtë liri si vlerën më të shenjtë dhe të përulemi me admirim para të rënëve”, ka shkruar Haradinaj.
-
Dita e Dëshmorëve në Rahovec, Haradinaj: Sakrifica e të rënëve është e përhershme
-
Haradinaj: Qeveria në çdo situatë gjen arsye për t’i nëpërkëmbur vlerat e UÇK-së
-
Haradinaj kujton vëllain dhe bashkëluftëtarët tjerë në përvjetorin e rënies
-
Haradinaj: E shenjtë është dita e lirisë së Kosovës
-
Haradinaj: Asnjë festë nuk do të kishte kuptim pa dëshmorët tanë